Sport

Barcelona rikthehet te fitorja, ‘vuan’ ndaj Valencias por shkon +10 nga Reali...

Katalanasit rikthehen te fitorja, pasi mposhtën 1-0 me vuajtje Valencian dhe shkojnë përkohësisht në 10 pikë diferencën me Realin e Madridit që i ndjek.

5 Mars 2023, 18:50 Nga DOSJA
Barcelona rikthehet te fitorja, ‘vuan’ ndaj Valencias por shkon +10

SPANJE - Në “Camp Nou”, Barcelona e nisi vrullshëm dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të me anë të brazilianit Raphinha, i cili shfyrtëzoi një pasim mjeshtëror të Busquets.

Gjithçka po shkonte mirë për katalanasit, që në minutën e 55-të patën rastin të dyfishojnë, por Ferran Torres shpërdoroi penalltinë, duke goditur shtyllën e portës dhe jashtë.

Për ta komplikuar edhe më shumë ndeshjen, mendoi Araujo, që bëri një faull si lojtar i fundit në të 59-ën dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën ‘blaugrana’ me 10 futbollistë.

Gjithsesi të besuarit e Xavit ia dolën të rezistojnë edhe me një lojtar më pak, duke u rikthyer te fitorja, që i çon përkohësisht në kuotën e 62 pikëve, 10 më shumë se Reali i Madridit, që luan sonte në transfertën andaluze ndaj Betisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll