Politike

Hashim Thaçi: Kosova krah Shqipërisë për tërmetin, Forcat e Sigurisë në gatishmëri

21 Shtator 2019, 20:16 Nga DOSJA
Hashim Thaçi: Kosova krah Shqipërisë për tërmetin,

TIRANE- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpreh solidaritetin me popullin shqiptar për tërmetin që goditi sot Shqipërinë. Thaçi njofton përmes rrjeteve sociale, se Kosova është në krah të Shqipërisë për të ndihmuar me atë që ka ndodhur.

Hashim Thaçi: Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike earthquake albania hashim thaci termet i forte ne shqiperi earthquake albania hashim thaci termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll