Bota

Trazira në Gjermani/ Aktivistët hedhin lëng të zi në monumentin me nenet e Kushtetutës

U vendosën postera me sloganin; naftë apo të drejta kushtetuese?

4 Mars 2023, 21:00 Nga k.m.
Trazira në Gjermani/ Aktivistët hedhin lëng të zi në
Foto ilustruese

GJERMANI- Bota politike gjermane u zemërua nga aktivistët e klimës që demonstruan në Berlin dhe hodhën lëng të zi mbi monumentin ku janë gdhendur nenet e Kushtetutës, pranë ndërtesës së Bundestagut.

“Një monument me Kushtetutën tonë u njollos. Kjo më zemëron dhe nuk e kuptoj fare,”- tha kryetari i Bundestagut, Berbel Bas, i cili vjen nga Partia Socialdemokrate.

Më herët, grupi "Letzte Generation", i cili ka organizuar shumë demonstrata për të rritur ndërgjegjësimin e publikut kundër ndryshimeve klimatike, postoi një video në faqet e rrjeteve sociale ku shfaqeshin aktivistët të veshur me jelek portokalli duke derdhur lëngun e zi në disa nga 19 panelet e xhamit, tre metra të lartë, ku janë gdhendur nenet e Kushtetutës. Më pas, ata ngjitën postera me sloganin "Naftë apo të drejta kushtetuese?"

Policia tha se ende nuk është e qartë se çfarë ishte lëngu i zi. Një zëdhënës i autoriteteve tha se gjashtë aktivistët janë identifikuar dhe kundër tyre janë ngritur akuza.

Monumenti "Grungesetz 49" është vepër e skulptorit izraelit Danny Karavan. Grupi “Brezi i fundit” ka organizuar shumë mobilizime së fundmi, duke bllokuar rrugët apo duke hedhur lëndë të ndryshme mbi pikturat, brenda muzeumeve.

gjermani

Sondazh

Poll