Bota

FOTO sa njëmijë fjalë/ Nëna gjen në rrënojat e shtëpisë foton e djalit të vdekur nga tërmeti, shpërthen në lot e ngashërime

Tashmë i vetmi kujtim që ngelet te kjo nënë është fotoja që mban në dorë. 

4 Mars 2023, 17:48 Nga a.l
FOTO sa njëmijë fjalë/ Nëna gjen në rrënojat e
Nëna me foton e djalit të vdekur nga tërmeti në Turqi

TURQI- Pothuajse një muaj nga tërmeti i fuqishëm, shkatërrues e vdekjeprurës i Turqisë të mbijetuarit vazhdojnë të gjejnë shenjë plagësh në rrënojat e fatkeqësisë natyrore. Shumë prej tyre rikthehen në tokat ku kanë jetuar për vite me radhë, para se tërmeti apokaliptik t'u shkatërronte strehat e jetën. Ata nuk kërkojnë para, apo sende me vlerë që mund t'u shërbejë për të përballuar jetesën, por kthehen për të rigjetur kujtimet e të afërmve të tyre që jetën ua mori tërmeti vdekjeprurës. Fotoja që shihni tregon një nga simbolet e fatkeqësisë së këtij tërmeti shkatërrues. Humbjen e më shumë se 50 mijë të vdekurve. Me dhjetëra njerëz humbën fëmijët, të afërmit, nënën apo babanë, humbën gjënë më të shtrenjtë që ata kishin, familjen. 

Me lot e ngashërime, kjo nënë që mban foton e djalit në duar, u është rikthyer këtyre kujtimeve të zymta dhe të errëta që i la kjo fatkeqësi natyrore, vdekjen e djalit të saj. Kjo ishte e vetmja foto që ajo arriti të gjente në rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit. Tashmë i vetmi kujtim që ngelet te kjo nënë është fotoja që mban në dorë. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll