Bota

Japonia në TERROR nga vrasësi maniak i maceve, mund të kërcënojë edhe njerëzit

Japonia është përballur me raste të ngjashme krimesh në të kaluarën.

4 Mars 2023, 19:21 Nga k.m.
Japonia në TERROR nga vrasësi maniak i maceve, mund të
Foto ilustruese

JAPONI- Një alarm është ngritur në një qytet japonez, Saitama, pasi një vrasës maniak macesh është në kërkim. Një grua, pak ditë më parë, ka gjetur kokën dhe putrat e një maceje të vrarë brutalisht. Pjesët e mbetura të trupit të copëtuara u gjetën brenda një shkolle fillore në zonë.

Në të njëjtin muaj kishte edhe dy raste të tjera të ngjashme. Ky lajm shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve, pasi ndonëse nuk ka të bëjë me vrasjen e njerëzve, ekziston një shqetësim i veçantë se autori mund të arrijë edhe në atë pikë. Japonia është përballur me raste të ngjashme krimesh në të kaluarën.

Karakteristikë e trazirave që mbizotëron në komunitetin lokal, është se shkollat ​​u kanë dhënë udhëzime mësuesve dhe pedagogëve që të shoqërojnë fëmijët në shtëpi dhe të ecin në grupe të mëdha. Në të njëjtën kohë, Policia ka shtuar patrullimet.

Japonia ka ligje veçanërisht të rrepta në lidhje me abuzimin me kafshët, autorët rrezikojnë deri në 5 vjet burg dhe gjobë deri në 33 mijë euro.

japoni

Sondazh

Poll