Bota

Ç'ndodhi në Francë, në breg të detit u gjetën 2 ton kokainë! Vlera e drogës, të paktën 50 milionë euro

Brenda një çante u gjetën me disa qindra kilogramë. 

4 Mars 2023, 18:18 Nga k.m.
Ç'ndodhi në Francë, në breg të detit u
Foto ilustruese

FRANCË- Pako me drogë, me shumë gjasa kokainë, u gjetën në brigjet e Néville-sur-Mer dhe La Hague. Brenda një çante u gjetën me disa qindra kilogramë. 

“Xhandarët gjetën fillimisht një pjesë të sasisë, 800 kile deri në 1 ton, që me sa më thanë vlejnë diku tek 50 milionë, pastaj të therat. Ishin në qese plastike të rrethuara me jelekë shpëtimi ku ishte shënuar “Brazil”, të cilat i mbanin mbi ujë, që të pluskonin. Ka pasur siç duket, njerëz që kanë ardhur ta kërkojnë. Policia ka kryer shumë patrullime, ka dy ditë që mbikqyr zonën, nuk po shohim më fytyra të panjohura këtej,”- tha kryebashkiaku i Réville, Yves Asseline.

Ç'ndodhi në Francë, në breg të detit u

Helikopteri “Cayman”, helikopteri i marinës franceze, ka fluturuar mbi zonën detare për të dalluar çdo pako tjetër në det, ku janë pikasur objekte lundruese që lëviznin, por pas verifikimit nuk përmbanin lëndë narkotike, bën me dije prefektura detare e Kanalit – Detit të Veriut.

Pjesa e parë e pakove u shfaq në Reville e ato përmbanin kokainë, ndërsa të tjerat që dolën në brigjet e qytezës ngjitur, po ekzaminohen. Nëse përmbajtja është e njëjtë, atëherë totali i drogës shkon në 2 ton. Autoritetet i kujtuan vendasve që për çdo pako të dyshimtë që zbulojnë, të lajmërojnë menjëherë policinë e jo të tentojnë ta marrin vetë sepse përveç rreziqeve që ato mund të bartin, për një veprim të tillë i presin dhe gjoba të mëdha.

france

Sondazh

Poll