Bota

FOTO-KRAHASIMI; Komandanti çeçen 'i sëmurë rëndë', ka frikë nga helmimi!

Udhëheqësi çeçen ka qenë një mbështetës kryesor pro- rus për luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të luftuar në emër të Putinit.

4 Mars 2023, 18:55 Nga k.m.
FOTO-KRAHASIMI; Komandanti çeçen 'i sëmurë
Ramzan Kadyrov

ÇEÇENI- Udhëheqësi i republikës çeçene, Ramzan Kadyrov thuhet se vuan nga "probleme serioze me veshkat" pasi një kirurg kryesor nga Emiratet e Bashkuara Arabe është parë në kryeqytetin Grozny. Gazetarët e opozitës kanë postuar në Telegram se burimet e tyre u kanë thënë se Ramzan Kadyrov nuk është mirë dhe po përjeton "simptoma të helmimit". Udhëheqësi çeçen ka qenë një mbështetës kryesor pro- rus për luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të luftuar në emër të Putinit.

Gjatë vitit të kaluar, Kadyrov ka pasur ndryshime të dukshme fizike. Një sëmundje e mundshme e veshkave tani po konsiderohet si një arsye e mundshme për transformimin.

Gazetari kazak Azamat Maytanov, duke cituar burimet e tij, pretendoi se Kadyrov mund të jetë i sëmurë ose i helmuar. 

FOTO-KRAHASIMI; Komandanti çeçen 'i sëmurë

“Ka informacione se shefi nefrolog i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dr. Yasin Ibrahim El-Shahat, një mjek i njohur me 30 vjet përvojë, ka mbërritur në Grozny [kryeqyteti i Çeçenisë]”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram.

Por zyrtarisht nuk ka asnjë informacion...

ramzan kadyrov

Sondazh

Poll