Bota

Egjipti nuk resht së surprizuari, zbulohet tjetër dhomë sekrete brenda brenda Piramidës së Madhe

Dhoma ka një gjatësi prej 9 metrash dhe e gjerë 2 metra, e vendosur mbi hyrjen kryesore të piramidës.

4 Mars 2023, 18:27 Nga k.m.
Egjipti nuk resht së surprizuari, zbulohet tjetër dhomë sekrete
Pamje nga piramida

EGJIPT- Autoritetet egjiptiane të antikiteteve zbuluan një dhomë të re, të mbyllur brenda një prej Piramidave të Mëdha në Giza, pak jashtë Kajros, që daton rreth 4500 vjet më parë. Korridori - në anën veriore të Piramidës së Khufus - e cila, u zbulua duke përdorur teknologjinë moderne të skanimit. Dhoma ka një gjatësi prej 9 metrash dhe e gjerë 2 metra, e vendosur mbi hyrjen kryesore të piramidës.

Arkeologët nuk e dinë se cili ishte funksioni i dhomës, e cila nuk është e aksesueshme nga jashtë. Në vitin 2017, shkencëtarët njoftuan zbulimin e një korridori tjetër të mbyllur, një dhomë 30 metra, gjithashtu brenda Piramidës së Khufu.

Projekti Scan Pyramids, një program ndërkombëtar që përdor skanime për të parë pjesët e paeksploruara të strukturës antike, u vlerësua për gjetjen. Sipas Christian Grosse, Profesor i Testimit Jo-Destruktiv në Universitetin Teknik të Mynihut dhe një anëtar drejtues i projektit, teknika të ndryshme skanimi u përdorën për të lokalizuar dhomën, duke përfshirë matjet me ultratinguj dhe radarët që depërtojnë në tokë. Ai shpreson se këto teknika do të çojnë në gjetje të mëtejshme brenda piramidës.

"Ka dy gurë gëlqerorë të mëdhenj në dhomën fundore, dhe tani pyetja është se çfarë ka pas këtyre gurëve dhe poshtë dhomës,"- tha Grosse.

Piramida e Khufu - e quajtur sipas ndërtuesit të saj, një faraoni i Dinastisë së Katërt që mbretëroi nga viti 2509 deri në 2483 para Krishtit - është një nga tre piramidat që përbëjnë Piramidat e Mëdha në kompleksin e Gizës. Piramidat egjiptiane janë e vetmja nga 7 mrekullitë e lashta të botës që kanë mbijetuar deri më sot.

Ekspertët janë të ndarë për mënyrën se si janë ndërtuar piramidat, kështu që edhe zbulimet relativisht të vogla krijojnë interes të madh.

egjipt

Sondazh

Poll