RAPORTI i Bloomberg: DiCaprio dhe Kardashian janë marrë në pyetje nga FBI, dyshohet se janë përfshirë në një skandal korrupsioni
Të enjten, Bloomberg zbuloi prova nga dokumentet e FBI-së, për të cilat autoritetet kishin intervistuar DiCaprion në vitin 2018, në lidhje me marrëdhënien e tij me Lowe, i cili akuzohet për përfshirje në pastrimin e më shumë se 4.5 miliardë dollarëve nga fondi i pasurisë së Malajzisë, i njohur si 1MDB.
SHBA- Detaje të reja janë shfaqur në lidhje me marrëdhënien mes aktorit të njohur Leonardo DiCaprio dhe Joe Lowe, financierit malajzian i cili kërkohet nga autoritetet ndërkombëtare për përfshirje në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në botë. Të enjten, Bloomberg zbuloi prova nga dokumentet e FBI-së, për të cilat autoritetet kishin intervistuar DiCaprion në vitin 2018, në lidhje me marrëdhënien e tij me Lowe, i cili akuzohet për përfshirje në pastrimin e më shumë se 4.5 miliardë dollarëve nga fondi i pasurisë së Malajzisë, i njohur si 1MDB.
DiCaprio u takua me Lowe në një klub nate në vitin 2010, me të cilin filloi të zhvillonte një marrëdhënie të ngushtë.
“Kam punuar për të dhe kjo marrëdhënie biznesi mund të përkthehet edhe në një marrëdhënie sociale. Dhe kështu filluam të rrinim më shumë me njëri-tjetrin dhe pati më shumë ndërveprim,”- tha DiCaprio para një jurie të madhe.
Në fakt, ata kishin filluar të diskutonin një investim të mundshëm prej 1 miliard dollarësh në prodhimin e më shumë filmave, si dhe një park tematik të Warner Bros në Azi. Ndër filmat që i kërkuari kishte financuar, ishte edhe filmi i nominuar për Oscar “The Wolf of Wall Street”, në të cilin DiCaprio ishte protagonist, ndërsa i kishte bërë edhe shumë dhurata luksoze.
Nga ana tjetër, New York Times raportoi në vitin 2018 se DiCaprio i kishte kthyer këto dhurata pasi nisën hetimet ndaj Malajzianit.
Raporti i Bloomberg zbuloi gjithashtu se FBI kishte folur edhe me Kim Kardashian për marrëdhënien e saj me Lowe. Ajo tha se kishte qëndruar për orë të tëra në një kazino në Las Vegas me Lowe.
“Kur Kardashian shkoi në sportelin e kazinosë për të arkëtuar chips, mësuam se ajo kishte rreth 350,000 dollarë. Kardashian iu dha një qese plehrash plot me kartëmonedha 100 dollarëshe,"- thuhet në dokumentet.
Vihet re se në vitin 2021 Departamenti i Drejtësisë ngriti një çështje kundër Lowe, i cili besohet se fshihet në Kinë, për lobim për të ndikuar në qeveri për të ndaluar hetimin e saj ndaj tij dhe të tjerëve të përfshirë në skandalin 1MDB./TheGuardian
Sondazh
Analiza e REL: Gjermania me hap të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve rusë
Gjermania GJERMANI- Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe instituci...
Shefi i OKB-së kritikon vendet e pasura: Po tregoheni grabitqarë ndaj vendeve të varfra
Antonio Gueterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi vendet e pasura të botës dhe gjigantë...
Erdogan ironizon opozitën turke: U ulën, biseduan dhe u ndanë!
Recep Tayyip Erdogan ANKARA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka komentuar largimin e kryetares së Partisë së Mirë,...
PAMJE TË RËNDA- Video me arkivole të ushtarëve ukrainas, ç'video publikoi kreu i grupit "Wagner": Luftuan trimërisht dhe vdiqën
Yevgeny Prigozhin RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i ushtrisë private mercenare Wagner, publikoi sot një video që tregon atë që...
Aksion në Australi, kapet sasi rekord me kokainë/ 2.4 ton ishin nisur nga Meksika, Policia u ngriti kurth trafikantëve
Kokaina në Australi AUSTRALI- Policia në Australi, pas një operacioni disa mujor, arriti të lokalizojë dhe sekuestrojë nj&eu...
VIDEO/ Klubet e natës në Britani mbushen me 'kokainë rozë', ekspertët: Mund të jetë vdekjeprurëse, po kontrollohet
Kokaina rozë BRITANI- Një lloj droge ngjyrë rozë, po 'pushton' klubet britanike pasi u kontrabandua në Mbretërinë e...
U zhduk në '92 dhe u supozua e vdekur, por u gjet 31 vjet më vonë në Porto Riko. Historia e çuditshme e Patricia Coptas
Patricia Copta PENSILVANI- Ajo u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 1992, në moshën 52-vjeçare. Pas 31 vitesh, k...
Zjarr në stacionin e magazinimit të karburantit në Indonezi, vdesin 16 persona
Zjarr në Indonezi INDONEZI- Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pas një shpërthim të zjarrit në nj&eum...
Von der Leyen: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet në Ukrainë
Ursula von der Leyen Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të shtunën se Rusia duhet të mbajë përgjegjë...
Vdes gazetari që "zbuloi" romanin “Doktor Zhivago”
Sergio D’Angelo ITALI- Vdiq në moshën 100-vjeçare gazetari italian Sergio D’Angelo, i cili nxorri në mënyrë t&e...
