Aktualitet

Paniku nga tërmetet, Prefektja e Tiranës: Qytetarët kaluan natën jashtë

22 Shtator 2019, 07:02 Nga DOSJA
Paniku nga tërmetet, Prefektja e Tiranës: Qytetarët kaluan

TIRANË– Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, deklaroi në një lidhje telefonike për “News24” se shumë qytetarë kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, në Tiranë, pas tërmetit të fortë 5.8 ballë dhe lëkundjeve të tjera, që vijuan gjatë gjithë natës.  Prefektja tha se gjithë strukturat e Emergjencave Civile, të policisë, zjarrfikëseve dhe njësive administrative kanë qenë në gatishmëri të plotë, gjatë gjithë natës, duke ngritur çadra në të gjitha zonat problematike të Tiranës.

“Gjatë gjithë natës situata është ndjekur në çdo njësi që ka pasur probleme. Kanë qenë të gjithë anëtarët e Komisionit të Emergjencave, nga policia, njësitë administrative, në gatishmëri. Paniku ishte shumë i madh, ndaj ngritëm komisione, gjashtë qendra emergjence në zonat më problematike. Nga mesnata deri në orën 06:00 ka përfunduar ngritja e këtyre qendra. Njëra është te “Stadiumi Dinamo”, ku kemi vendosur çadra, një ambulancë, zjarrfikëset, njësia nr.5.

Të njëjtën gjë kemi bërë në “Don Bosko”, kemi vendosur gjashtë çadra, ku kanë fjetur thuajse 75 familjarë. Kemi çadra në Kombinat, në Yzberisht dy çadra. Në orët e para të mëngjesit vendosëm çadra edhe te Liqeni i Thatë, në Bulevardin e Ri, pasi njerëzit i kishte kapur paniku”, tha Jahollari.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prefektja e tiranes suzana jahollari termet i forte ne shqiperi prefektja e tiranes suzana jahollari termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll