Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas për vdekje të moshuarin

22 Shtator 2019, 06:13 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplas për vdekje

POGRADEC- Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet të ketë mbetur i vdekur një i moshuar.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se në drejtimin e mjetit ka qenë një 35-vjeçar dhe ka përlasur të moshuarin që ishte këmbësor, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Më datë 22.09.2019, rreth orës 04.00, në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin Z.L, 89 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, këmbësor në rrugë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce makina perplas te moshuarin policia korçe vdes i moshuari aksident ne korce makina perplas te moshuarin policia korçe vdes i moshuari

Sondazh

Poll