Aktualitet

Atentati në Nikël, vritet halla e Mareglen Hakës, anëtarit të bandës së Durim Bamit

21 Shtator 2019, 22:45 Nga DOSJA
Atentati në Nikël, vritet halla e Mareglen Hakës, anëtarit

TIRANË- Ndërron jetë në spital Shpresa Basha, halla e Mareglen Hakës, e cila u plagos bashkë me të në një atentat te dera e shtëpisë së Hakës në fshatin Zezë në Krujë. Policia njofton se ende nuk janë identifikuar as autorët  e kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Krujë. Informacion paraprak. Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B., Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Niklës, ku janë qëlluar me armë zjarri hallë e nip. Shpresa Basha, ndërroi jetë në spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra. Mareglen Haka, nën kujdesin e mjekëve. Ata u shoqëruan në spital nga vëllai i Durim Bamit, Valteri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mareglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel vritet shpresa basha mareglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel vritet shpresa basha

Sondazh

Poll