Aktualitet

Shqipëria nën dridhjet e tokës, 12 tërmete të fuqishme gjatë natës. Ministria e Shëndetësisë: 105 të plagosur

22 Shtator 2019, 05:15 Nga DOSJA
Shqipëria nën dridhjet e tokës, 12 tërmete të fuqishme

TIRANË- Vendi ynë prej pasdites së djeshme është përfshirë nga tërmetet, ku dëmet materiale kanë qenë të shumta dhe kanë lënë pas dhjetëra të plagosur. Tërmeti më i fortë ishtë i pari që ra rreth orës 4 pasdite, me magnitutë 5.8 ballë, por pas tij kanë vijuar dhe mbi 297 të tjerë, ku pjesa më e madhe me magnitutë shumë të vogël.

Nata ka qenë më e frikshme për të gjithë banorët të cilët kanë përjetuar tmerr pasi shumica kanë qenë në gjumë kur toka është dridhur sërish. Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, është shprehur sot se banorët kanë qenë në panik dhe një pjesë e tyre e kanë kaluar natën jashtë.

Ndërkohë nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë 105 persona të plagosur, nga të cilët 10 janë ende në spital. Po ashtu mësohet se është rritur dhe bilanci i banesave të dëmtuara, pasi sot mësohet se janë 108 të tilla që kanë pësuar çarje. 

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër ka angazhuar të gjitha strukturat e shtetit dhe sot do të mbledhë deputetë, ministrat, kryetarët e bashkive dhe prefektët për të analizuar situatën.  

Sipas IGJEUM dhe instituteve ndërkombëtare të sizmiologjisë, bëhet me dije se pas mesnatës dhe deri në mëngjes kanë rënë 12 tërmete mesatarë, ku më i forti ka qenë 4.8 ballë i shkallës rihtet që është nxjerrë pak minuta pasi kishte kaluar ora 12 e natës.

Po ashtu pas tij kanë rënë dhe shumë tërmete të tjerë me manginutë më të vogël, deri në 3.5 ballë, ku epiqendra ka qenë në Durrës dhe në detin Adriatik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania termet i forte ne shqiperi termet ne tirane tronditet shqiperia earthquake albania termet i forte ne shqiperi termet ne tirane tronditet shqiperia

Sondazh

Poll