Aktualitet

Atentat te dera e shtëpisë, vritet halla e Mareglen Hakës, anëtarit të bandës së Durim Bamit, plagoset nipi

21 Shtator 2019, 21:38 Nga DOSJA
Atentat te dera e shtëpisë, vritet halla e Mareglen Hakës,

TIRANË– Pak minuta para se kryeministri Edi Rama të njoftonte anulimin e vizitës së tij në spitalin e Traumës për të vizituar personat e lënduar nga tërmeti, një tjetër ngjarje e rëndë trondit kryeqytetin. Dy persona të plagosur janë transportuar në këtë spital, pasi janë qëlluar me armë zjarri tek dera e shtëpisë së tyre në fshatin Nikël në Fushë-Krujë.

Hallë e nip, Shpresa Basha dhe Mariglen Haka, u transportuan në spital, ndërkohë që Basha ndërroi jetë në duart e mjekëve në këtë spital, ndërsa nipi, është nën duke marrë ndihmën e parë.

Siç shihet në këto pamje të siguruara nga Dosja.al, ata shihen teksa zbresin nga një mjet tip “BMW X5” për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Dyshimet e para për këtë ngjarje janë se atentati është kryer për çështje hasmërie. Mareglen Haka dhe Shpresa Basha u shoqëruan për në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami. Durim Bami është personi që u dënua  me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durim bami mariglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel shpresa basha valter bami durim bami mariglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel shpresa basha valter bami

Sondazh

Poll