Aktualitet

Nuk gjen qetësia Shqipëria, tjetër lekundje e fuqishme trondit vendin

22 Shtator 2019, 06:55 Nga DOSJA
Nuk gjen qetësia Shqipëria, tjetër lekundje e fuqishme trondit

TIRANË- Një tërmet tjetër me manginitutë 3.2 ballë është regjistuar pak minuta më parë me epiqendër qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave, mësohet se thellësia e tërmetit është 32 kilometra dhe ka pasur një shtrirje të madhe, pasi lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë.

Ky është tërmeti i 11 që bie pas mesnatës, ku 4 të tillë kanë ndodhur vetëm në orët e para të mëngjesit.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demet e termetit termet i forte ne shqiperi demet e termetit termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll