Bota

Aksion në Australi, kapet sasi rekord me kokainë/ 2.4 ton ishin nisur nga Meksika, Policia u ngriti kurth trafikantëve

Operacioni filloi nëntorin e kaluar kur Policia sekuestroi 2.4 ton drogë nga një anije në Amerikën e Jugut që i përkiste një karteli meksikan.

4 Mars 2023, 16:38 Nga k.m.
Aksion në Australi, kapet sasi rekord me kokainë/ 2.4 ton ishin nisur
Kokaina në Australi

AUSTRALI- Policia në Australi, pas një operacioni disa mujor, arriti të lokalizojë dhe sekuestrojë një ngarkesë shumë të madhe prej 2.4 ton kokainë, që vinte nga Meksika.

Sasia është më e madhja e gjetur ndonjëherë në vend, me një vlerë deri në 635 milionë euro. Operacioni filloi nëntorin e kaluar kur Policia sekuestroi 2.4 ton drogë nga një anije në Amerikën e Jugut që i përkiste një karteli meksikan.

Trafikantët nuk e kishin idenë se ngarkesa ishte në duart e Policisë dhe besonin se ishte nisur për në Australi.

Ndërkohë, raporton Guardian, policia australiane u informua se droga do të mbërrinte më 28 dhjetor dhe se bashkëpunëtorët australianë po e prisnin. Komploti i Policisë çoi në pranga 9 persona. Në fillim të janarit u kryen arrestime të tjera, ndërsa nga hetimet u gjetën drogë dhe para të gatshme në posedim të anëtarëve të bandës.

Në total, autoritetet kanë kryer 12 arrestime.

kokaina në australi

Sondazh

Poll