Bota

Irani thotë se ka zbuluar një rezervë të madhe me litium

I quajtur “nafta e shekullit 21”, litiumi është thelbësor për prodhimin e baterive për automjetet elektrike, të cilat mund të mësojnë që makinat të mos përdorin më naftë që lëshon dyoksid karboni.

4 Mars 2023, 15:47 Nga k.m.
Irani thotë se ka zbuluar një rezervë të madhe me litium
Foto ilustruese

Irani ka njoftuar se ka zbuluar një depozitë të madhe të litiumit, një komponent kyç për prodhimin e baterive për automjetet elektrike dhe për pajisjet elektronike, njoftoi media shtetërore më 4 mars.

“Për herë të parë, në Iran është zbuluar një rezervë e madhe në Hamedan” në perëndim të shtetit," tha Mohammad Hadi Ahmadi, zyrtar i Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, raportoi televizioni shtetëror. Rezerva besohet se ka “8.5 milionë tonë” litium, tha Ministria e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë.

I quajtur “nafta e shekullit 21”, litiumi është thelbësor për prodhimin e baterive për automjetet elektrike, të cilat mund të mësojnë që makinat të mos përdorin më naftë që lëshon dyoksid karboni. Ky metal i bardhë po ashtu është thelbësor për rimbushjen e baterive që përdoren për telefona celularë dhe për pajisje të tjera elektronike.

Sipas një raporti të publikuar më 2022 nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, në mbarë botën janë identifikuar 89 milionë tonë litium. Australia, Kili, Argjentina dhe Kina janë prodhuesit kryesorë.

Më 2022, çmimet e litiumit u rritën shumë për shkak të çmimeve të komponentëve dhe në përgjithësi për shkak të inflacionit, teksa kërkesa për mjete më të pastra për udhëtim në mbarë botën u rrit. Irani, ekonomia e të cilit është e shkatërruar nga sanksionet ndërkombëtare, posaçërisht nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, ka rezerva të konsiderueshme natyrore, përfshirë rezerva të gait, naftës, bakrit dhe hekurit./REL

iran

Sondazh

Poll