Bota

ÇFARË NDODHI MBI ANGLI? Thyerje e barrierës së zërit, tërmet apo diçka tjetër?! Zogjtë çmenden, njerëzit në panik!

Deri më tani ka pasur raporte se mund të kenë qenë dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon po lëviznin nga RAF Coningsby, në Lincolnshire.

4 Mars 2023, 15:55 Nga k.m.
ÇFARË NDODHI MBI ANGLI? Thyerje e barrierës së zërit,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Qindra njerëz kanë dëgjuar një shpërthim të fortë që besohet të jetë një bum zanor në Anglinë qendrore. Sipas raportimeve të "Dailymail", thuhet se toka po dridhej dhe shtëpitë u tronditën nga jugu deri në Oksford. 

Deri më tani ka pasur raporte se mund të kenë qenë dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon po lëviznin nga RAF Coningsby, në Lincolnshire.

E ndërtuar nga BAE Systems, Eurofighter Typhoon është projektuar për luftime ajër-ajër dhe ajër-tokë. Ai është i aftë të arrijë shpejtësi deri në 1320 mph, mjaftueshëm për të thyer barrierën e zërit dhe për të shkaktuar zhurma zanore që mund të tundin dritaret nga milje larg.

Ndaj dhe përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan shpejt për shpërthimin e fortë. Njerëzit shkruajnë në rrjetet sociale: Çfarë ishte kjo? Bum zëri? Tërmet? Zogjtë janë çmendur!

Për koment është kontaktuar edhe Ministria e Mbrojtjes, por ende nuk ka asnjë përgjigje.

britani e madhe

Sondazh

Poll