Bota

Thellohet skandali i trenave fatkeq në Greqi, në një nga vagonët ishin ngarkuar materiale të paligjshme shpërthyese

Këtë informacion e ka bërë të ditur avokati i njërit prej të plagosurve, Giorgos Bartzokis i cili deklaroi se treni tregtar mbante materiale të padeklaruara që shkaktuan një shpërthim të fuqishëm.

4 Mars 2023, 15:35 Nga a.l
Thellohet skandali i trenave fatkeq në Greqi, në një nga
Aksidenti me trena në Greqi

GREQI- Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik hekurudhor me 57 të vdekur në Greqi. Mediat greke raportojnë se në një nga vagonët e trenit ishin ngarkuar materiale të paligjshme shpërthyese. Këtë informacion e ka bërë të ditur avokati i njërit prej të plagosurve, Giorgos Bartzokis i cili deklaroi se treni tregtar mbante materiale të padeklaruara që shkaktuan një shpërthim të fuqishëm.

Ngarkesa të padeklaruara u bartën me trenin tregtar”, tregoi ai. 

Duke marrë parasysh përmasat shkatërruese të shpërthimit, dyshohet se në këto ngarkesa kishte propan, vajguri apo lëndë të tjera shpërthyese.

Prandaj sot që nga momenti që ka një ankesë për material të paligjshëm duhet të vijë një ekip special i Zjarrfikësve nga Athina për ta hetuar. Ky shpërthim nuk justifikohet me 2 bombola gazi”, tha ai, duke sqaruar se edhe këto janë të ndaluara në trena.

Natyrisht, drejtuesit e kompanisë përmendin se ato nuk ishin shishe gazi, por për frena. Siç tha avokati, burimet bëjnë me dije se transferimi i paligjshëm i materialeve është diçka që ka ndodhur prej kohësh. 

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll