Bota

Zjarr në stacionin e magazinimit të karburantit në Indonezi, vdesin 16 persona

Stacioni operohet nga Pertamina, kompania shtetërore e energjisë indoneziane.

4 Mars 2023, 16:20 Nga a.l
Zjarr në stacionin e magazinimit të karburantit në Indonezi,
Zjarr në Indonezi

INDONEZI- Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pas një shpërthim të zjarrit në një stacion magazinimi karburanti në kryeqytetin indonezian të Xhakartës. Stacioni operohet nga Pertamina, kompania shtetërore e energjisë indoneziane.

Pamjet e mediave sociale treguan një flakë të madhe duke u ndezur dhe njerëz që vraponin për t'u mbrojtur. Disa banorë aty pranë janë evakuuar dhe forcat zjarrfikëse të Xhakartës kanë dërguar 52 njësi për t'iu përgjigjur flakëve, shkruan CNN. 

Në vitin 2018, një derdhje nafte e shkaktuar nga një rrjedhje e tubacioneve të papërpunuara nënujore të Pertaminës vrau pesë peshkatarë. Autoritetet indoneziane në atë kohë ngritën alarmin mbi shkallën e derdhjes dhe dëmtimin mjedisor në brigjet e vendit të Azisë Juglindore.

zjarr ne indonezi

Sondazh

Poll