Bota

Vdes gazetari që "zbuloi" romanin “Doktor Zhivago”

D'Angelo vdiq në shtëpinë e tij në zonën e Lazios.

4 Mars 2023, 16:03 Nga k.m.
Vdes gazetari që "zbuloi" romanin “Doktor Zhivago”
Sergio D’Angelo

ITALI- Vdiq në moshën 100-vjeçare gazetari italian Sergio D’Angelo, i cili nxorri në mënyrë të fshehtë dorëshkrimin e romanit “Doktor Zhivago” të shkrimtarit rus Boris Pasternak, nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1956. Lajmin e bëri me dije shtëpia botuese “Feltrinelli”. D'Angelo vdiq në shtëpinë e tij në zonën e Lazios.

Sergio D'Angelo ka lindur në Romë. Ai punoi si gazetar në një radio stacion në Moskë në vitet 1950, ku më vonë solli familjen e tij - gruan e tij Julieta dhe dy fëmijët. Vajza e D'Angelos, Francesca, tha në një intervistë për agjencinë Ansa se babai i saj takohej shpesh me shkrimtarin Pasternak.

Vdes gazetari që "zbuloi" romanin “Doktor Zhivago”

Romani "Doktor Zhivago" i Boris Pasternak, i shkruar në periudhën 1945-1955, u bë një trashëgimi botërore falë përkthimit të tij në italisht dhe botimit të tij për herë të parë në Itali në vitin 1957. Pasternak u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë një vit më vonë për atë vepër, të cilën ai u detyrua ta refuzonte.

Pas vdekjes së shkrimtarit, në vitin 1989, djali i shkrimtarit, Yevgenije mori çmimin në emër të të atit.

Fabula e romanit “Doktor Zhivago” është ndërtuar mbi fatin e disa familjeve. Ky është një rrëfim epik mbi efektet e revolucionit rus mbi familjet borgjeze. Doktor Juri Zhivago, alter-egoja e shkrimtarit Pasternak, është një poet, filozof, fizikan, jeta e të cilit është ndërlikuar nga lufta dhe nga dashuria e tij për Laran, gruaja e një revolucionari. Natyra e tij e butë dhe shpirti artistik e bëjnë të ndjeshëm ndaj brutalitetit të kohës. Poemat që ai shkruan përbejnë disa nga pjesët më të bukura në libër. “Doktor Zhivago” u cilësua si antisovjetik në ish-Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që në perëndim u kthye në bestseller./Ansa

sergio d’angelo

Sondazh

Poll