Bota

Vdiq në aksidentin e trenave në Greqi/ Historia tragjike e 42-vjeçares Vaya, për pak ditë do të udhëtonte te bashkëshorti në Amerikë

42-vjeçarja ndodhej në vagonin e dytë të trenit dhe ishte ndër 36 trupat e parë që u identifikuan dhe u transferua fillimisht në Universitet dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm. I

4 Mars 2023, 15:22 Nga a.l
Vdiq në aksidentin e trenave në Greqi/ Historia tragjike e
Vaya Bleka-Karacosta

GREQI- Vaya Bleka-Karacosta 42 vjeç ishte mes viktimave të tragjedisë hekurudhore në Greqi. Ajo ndodhej në vagonin e dytë të trenit fatal që u përplas me trenin tregtar në Tempi.  Mëngjesin e sotëm, të afërmit dhe miqtë e saj i kanë dhënë “lamtumirën e fundit” 42-vjeçares që punonte në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Larisës, në Kishën e Shenjtë të Panagia Faneromeni në Tyrnavos. 

Pas udhëtimit të Vaya për në Selanik fshihet një tragjedi e madhe. 42-vjeçarja ndodhej në vagonin e dytë të trenit dhe ishte ndër 36 trupat e parë që u identifikuan dhe u transferua fillimisht në Universitet dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm. Infermierja Vaya Bleka-Karakosta, nënë e dy fëmijëve, një vajze 19 vjeç dhe një djali 15 vjeç, kishte rezervuar një biletë për trenin fatal për të marrë një avion nga Selaniku për në SHBA, shkruan Protothema.gr

Ajo do të kalonte tre javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, ushtar i Forcave Ajrore, i cili ka qenë përherë atje për herë të fundit në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Prindërit e 42-vjeçarit kanë qëndruar me fëmijët dhe kanë qenë të parët që janë informuar për ngjarjen tragjike. Dhimbja është e padurueshme për ta dhe vëllain e saj, bashkëshortin e ardhur për varrimin e saj, si dhe dy fëmijët e saj që humbën papritur nënën. 

tragjedia e trenave ne greqi vaya bleka-karacosta

Sondazh

Poll