Politike

Si do të regjistohen kandidatët, Berisha: Mënyra më e mirë është koalicioni

Po ashtu ai la hapur dhe mundësinë që të hyjnë në zgjedhje me kandidatë të pavarur. 

4 Mars 2023, 15:19 Nga I.A
Si do të regjistohen kandidatët, Berisha: Mënyra më e
Sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit mënyra më e mirë për të hyrë në zgjedhje është ajo e koalicionit. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Berisha la hapur dhe mundësinë që të hyjnë në zgjedhje me kandidatë të pavarur. 

“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin. Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari. Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar. Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”, tha ai.

sali berisha gjyqi per vulen

Sondazh

Poll