Politike

"Rama në panik", Meta: Zgjedhjet e 14 majit do të kthehen në referendum për pluralizmin në Shqipëri

Në një deklaratë nga strukturat e PL-së në Vaun e Dejës, Meta theksoi se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit.

4 Mars 2023, 11:26 Nga I.A
"Rama në panik", Meta: Zgjedhjet e 14 majit do të kthehen
Ilir Meta

VAU I DEJËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se me veprimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, Rama ka treguar që ndodhet në panik. Në një deklaratë nga strukturat e PL-së në Vaun e Dejës, Meta theksoi se opozita nuk do të mungojë në zgjedhjet e 14 majit. Por përkundrazi, pasi sipas tij zgjedhjet do të kthehen në referendum për pluralizmin në Shqipëri.

"Por përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale ne jurisprudencë, Rama tregoi panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë, deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet. Cdo shpresë e tij se opozita do mungojë në 14 maj të jetë qartësisht e shuar për cilindo, opozita do jetë më 14 maj te qendrat e votimit, do i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për pluralizmin në Shqipëri. Kemi një pushtet vendor monist, një pushtet vendor diskriminues e jo transparent”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll