Politike

Dy muaj para zgjedhjeve, Flamur Golemi: Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet në Gjirokastër

Me anë të një postimi në Facebook, dy muaj para zgjedhjeve, Golemi është shprehur se kanë nisur punën me njohësit e folkut në çdo njësi për të mbledhur krijimtarinë më të mirë në vend.  

4 Mars 2023, 15:08 Nga I.A
Dy muaj para zgjedhjeve, Flamur Golemi: Festivali Folklorik Kombëtar
Foto nga takimi

GJIROKASTËR- Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi ka dhënë lajmin se Festivali Folklorik Kombëtar do të rikthehet në Gjirokastër. Me anë të një postimi në Facebook, dy muaj para zgjedhjeve, Golemi është shprehur se kanë nisur punën me njohësit e folkut në çdo njësi për të mbledhur krijimtarinë më të mirë në vend.  

Postimi i Plotë:

Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet në shtëpinë e vet, në Gjirokastër. Nuk jemi vetëm nikoqirët e kësaj ngjarje të madhe kulturore, por konkurrojmë edhe vetë me këngët e vallet më të mira. Kemi nisur të punojmë me njohësit e folkut në çdo njësi adminiastrative për të qëmtuar me kujdes krijimtarinë më të mirë që meriton ajo skenë madhështore.

flamur golemi festivali folklorik kombëtar

Sondazh

Poll