Politike

Vendimi i Gjykatës së Apelit, Meta: Veprimi i fundit i Ramës, akti final i deligjitimimit të pushtetit

Po ashtu Meta ka theksuar faktin se çdo kush që mendonte se Gjykata do të jepte një vendim të drejtë ishte naiv.  

4 Mars 2023, 11:10 Nga I.A
Vendimi i Gjykatës së Apelit, Meta: Veprimi i fundit i Ramës,
Ilir Meta

VAU I DEJËS- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së. Duke folur me strukturat e PL-së, Meta ka theksuar se ky është akti final i deligjitimimit të pushtetit monist të Ramës. Po ashtu Meta ka theksuar faktin se çdo kush që mendonte se Gjykata do të jepte një vendim të drejtë ishte naiv.  

"Nuk mund të rri pa përmendur një akt që ka ndodhur dje, që është akti final i deligjitimimit të pushtetit monist të Ramës, që ka detyruar dje tre gjykatës që të shuajnë cdo shpresë për sa i takon kredibilitetit të kësaj drejtësie të dalë nga Rama-forma, shndërrimi i reformës në drejtësi që pritej të sillte më shumë drejtësi për vendin e qytetarët, në Rama-formën përmes kapjes antikushtetuese të drejtësisë. Nuk kam pasur asnjë iluzion që një vendim i tillë do dilte se vetëm një naiv e pa eksperiencë politike do mendonte se zvarritja prej një viti e çështjes së vulës së PD ishte një rastësi, jo, ishte regji e mirëmenduar e Ramës. Vetem nje naiv do mendonte se do kishim gjykata me kredibilitet kur përmes falsifikimeve të Dvoranit të komanduar nga Rama keni parë betime të gjyqtarëve tek Lana. E dimë tani kush është drejtësia e Ramës”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll