Politike

Vendimi për vulën, Berisha mbledh sot Kryesinë e PD dhe nesër Këshillin Kombëtar

Vula, sigla dhe logoja e Partisë Demokratike i mbeten Lulzim Bashës, si personi zyrtar i regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

4 Mars 2023, 09:19 Nga f.g
Vendimi për vulën, Berisha mbledh sot Kryesinë e PD dhe
Foto ilustruese

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të mbledhë sot në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, për të diskutuar mbi rrugën që do të ndiqen pas vendimit që dha dje gjykata e Apelit, për të mos i dhënë vulën. 

"Nesër në ora 12.00 mbledhje Kryesie me rend dite: Diskutim rreth situatës politike të krijuar", thuhet në njoftimin e shpërndarë dje nga PD. 

Ndërkohë që ditën e diel, demokratët do të mbledhin Këshillin Kombëtar.  "Të nderuar anëtarë të Keshillit Kombetar, te dielen dt 5 mars, ora 17.00 do të mblidhemi për të diskutuar mbi situatën më të fundit politike", është njoftimi i shpërndarë për anëtarët e KK. 

Dy organizimet vijnë fill pasi 3 gjyqtarët Elona Mihali, Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja zhbënë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri duke hedhur kështu poshtë njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 dhe ndryshimeve statutore që u morën në atë ditë. Tashmë çështja do të rinisë nga e para. Vula, sigla dhe logoja e Partisë Demokratike i mbeten Lulzim Bashës, si personi zyrtar i regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Të drejtën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit e ka grupi Alibeaj, ndonëse pritet që Berisha të garojë në zgjedhje me siglën e Partisë së Lirisë./Dosja.al

sali berisha gjyqi per vulen pd ne gjyq

Sondazh

Poll