Politike

Berisha: Yuri Kim e ka me shkrim që do shkatërrohet PD, Bashën donte të mbante të financuar nga rusët

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e kryesisë Berisha theksoi se Kim donte që të mbante në krye të PD-së Lulzim Bashën të financuar nga rusët.  

4 Mars 2023, 12:35 Nga I.A
Berisha: Yuri Kim e ka me shkrim që do shkatërrohet PD, Bashën
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim për vendimin e gjykatës së Apelit. Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e kryesisë Berisha theksoi se Kim donte që të mbante në krye të PD-së Lulzim Bashën të financuar nga rusët.  

"Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar për situatën e krijuar. Sot pasdite mblidhet grupi parlamentar. Nesër do mblidhen kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar. Vendimet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme. Cilat do jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm. Akt ekstrem armiqësor ndaj nesh. Nga një mafie që nuk ka asnjë parim. Që nuk respekton asnjë ligj. McGonigalët dhe Edi Rama, me kombinacionet e tyre morën peng Lulzim Bashën. A është vetëm kjo? Jo. E ka me shkrim guvernatorja: Që do shkatërrohet PD-ja. Kur ajo bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimi i saj ishte të mbante Lulzim Bashën, njeriun e financuar nga rusët, në krye të PD-së. Ky ishte qëllimi! Dhe vazhdohet më tej, haptas deklaroi se nuk ka rëndësi kush voton dhe si voton, ka rëndësi kë emëron ajo kryetar. Pasi iku Lul Brava, u përqendrua te AliBasha. I cili ju siguroj se pas ditës se djeshme, nuk ka as 10 vetë pas vetes," tha Berisha.

sali berisha gjyqi per vulen

Sondazh

Poll