Bota

Vdekja e shqiptares Evegjeni Micka në Greqi/ Avokati: Sot një moment i vështirë për familjen! Ata presin që përgjgjësi të kërkojë falje

Avokati i familjes së Evgjeni Mickës, 23-vjeças shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm hekurudhor në Larisa të Greqisë, ka treguar se familja ndodhet në një moment të vështirë dhe kërkojnë falje nga përgjegjësit e katastrofës hekurudhore që u mori jetën vajzës së tyre. 

4 Mars 2023, 11:58 Nga a.l
Vdekja e shqiptares Evegjeni Micka në Greqi/ Avokati: Sot një moment i
Evgjeni Micka

GREQI- Avokati i familjes së Evgjeni Mickës, 23-vjeças shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm hekurudhor në Larisa të Greqisë, ka treguar se familja ndodhet në një moment të vështirë dhe kërkojnë falje nga përgjegjësit e katastrofës hekurudhore që u mori jetën vajzës së tyre. 

Sot do të zhvillohet ceremonia mortore për vdekjen e 23-vjeçares shqiptare Ifigjeni Micka. Varrimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Giannica. Lajmi është dhënë nga avokati i familjes Stelios Sourlas në një prononcim për median greke Skai. 

Ifigjeni Micka, studionte për administrim biznesi dhe ndodhej në vagonin e tretë të trenit Intercity. Ajo ishte duke u kthyer me të dashurin e saj nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. I fejuari i saj ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur.  “Nga përplasja janë thyer xhamat. Ifigjenia ishte varur nga dritarja dhe unë e mbaja me gjithë forcën time. Po bëja thirrje për ndihmë, në një moment më ndihmoi një person tjetër, e zbritëm dhe e çuam në daljen e parë, prej nga dilnin njerëzit. E vendosëm në sedilje, sepse ishte rëndë dhe nuk doja ta lëndoja dhe dola jashtë për të thirrur zjarrfikësit. U përpoqa të kthehesha, por nuk më lanë dhe më çuan në ambulancë. Që atëherë i humba gjurmët e saj. Unë pyesja dhe askush nuk më përgjigjej”, ka thënë i riu, i cili ka pësuar djegie të lehta nga djegia e llamarinës”,-ka thënë ai. 

evgjeni micka

Sondazh

Poll