Bota

Kurti bisedë telefonike me senatorin amerikan: Diskutuam për planin e BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti bën me dije se ka informuar zyrtarin amerikan lidhur me çështjet e fundit Kosovë-Serbi dhe planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

3 Mars 2023, 20:22 Nga a.l
Kurti bisedë telefonike me senatorin amerikan: Diskutuam për planin e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me senatorin amerikan, Chris Murphy. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti bën me dije se ka informuar zyrtarin amerikan lidhur me çështjet e fundit Kosovë-Serbi dhe planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. 

Diskutuam raportet tona miqësore dhe Marrëveshjen për Normalizim me Serbinë dhe njohjen e djeshme për Kosovën nga Instituti V-Dem si vendi i rankuar më së mirë nga Ballkani Perëndimor në indeksin e Demokracisë Zgjedhore”, shkruan Kurti në Tëitter.

Murphy është avokat amerikan, autor dhe politikan nga Connecticut që aktualisht shërben në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai më parë kishte shërbyer edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, si i zgjedhur nga distrikti i 5-të i Connecticut.

chris murphy

Sondazh

Poll