Bota

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KE dhe Planin e Zbatimit

Kurti në takim ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë.

3 Mars 2023, 18:45 Nga a.l
Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, bisedojnë për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, për të diskutuar mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti në takim ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorët dhe shtetet e QUINT-it për mbështetjen e tyre për këtë aplikim të rëndësishëm. Republika e Kosovës ndanë të njëjtat vlera dhe parime me Këshillin e Evropës, dhe këto janë të mishëruara edhe në Kushtetutën tonë, nëpërmjet inkorporimit të konventave të rëndësishme të Këshillit të Evropës. Ai theksoi se përparimet e dukshme të Republikës së Kosovës në indekset ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut, të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, janë disa nga dëshmitë që tregojnë se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës dhe procesi i filluar i anëtarësimit duhet të vazhdojë pa vonesë,” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, në këtë takim, kryeministri Kurti thuhet t’i ketë njoftuar ambasadorët për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë dhe gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit në kuadër të propozimit të BE-së, të përkrahur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

albin kurti

Sondazh

Poll