Bota

Takimi me ambasadorin Hill/ Vuçiç: Ramë dakord që formimi i Asociacionit është me rëndësi prioritare

Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram se ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

3 Mars 2023, 18:51 Nga a.l
Takimi me ambasadorin Hill/ Vuçiç: Ramë dakord që
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot në Beograd me ambasadorin në Serbi, Christopher Hill. Sipas njoftimit nga presidenca, bëhet me dije se Vuçiç dhe Hill ranë dakord që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare. Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram se ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

U dakorduam që formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe është e një rëndësie prioritare, por edhe se duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për të zgjidhur problemet e akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”, ka njoftuar Vuçiç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Ai shtoi se më 3 mars në Beograd ka biseduar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në takimin e së hënës, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit. Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

aleksander vuçiç

Sondazh

Poll