Bota

Agresioni rus/ SHBA konfirmon një tjetër paketë ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 400 milionë dollarë

Blinken gjithashtu tha se paketa do të financohet duke përdorur 'Presidencial Drawdown Authority', i cili autorizon presidentin të transferojë artikuj dhe shërbime nga aksionet amerikane pa miratimin e Kongresit në raste emergjence.

3 Mars 2023, 19:17 Nga a.l
Agresioni rus/ SHBA konfirmon një tjetër paketë ndihmë
Antony Blinken

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar një tjetër paketë të re ndihme ushtarake me municione dhe mbështetje të tjera për Ukrainën me vlerë 400 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, i cili në një deklaratë tha se Ukraina po e me efektivitet ndihmat ushtarake nga SHBA-ja, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ndihma përfshin më shumë municion për HIMARS të ofruara nga SHBA, të cilat Ukraina po i përdor në mënyrë kaq efektive për t’u mbrojtur, si dhe municione për automjetet luftarake të këmbësorisë Bradley, automjete të blinduara, municione e të tjera", tha Blinken. 

Blinken gjithashtu tha se paketa do të financohet duke përdorur 'Presidencial Drawdown Authority', i cili autorizon presidentin të transferojë artikuj dhe shërbime nga aksionet amerikane pa miratimin e Kongresit në raste emergjence.

antony blinken

Sondazh

Poll