Bota

ME FOTO+EMRA/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, e çonin drogën me 'delivery' kur merrnin porosi me SMS, 16 anëtarët dënohet me 86 vite burg

Operatori më pas kontaktonte një 'korrier' – i cili përdorte një numër tjetër – i cili më pas do të takonte blerësin, do të dorëzonte kokainën dhe do të merrte paratë.

3 Mars 2023, 18:33 Nga k.m.
ME FOTO+EMRA/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, e çonin
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një bandë shqiptare, e përbërë nga 16 persona, të cilët akuzoheshin se shisnin kokainë me SMS, janë dënuar me më shumë se 86 vite burg gjithsej. Duke vepruar jashtë adresave në qendër të qytetit Leicester, grupi operonte me 3 numra telefoni celularë që i përdornin për të shitur drogën. Operatori më pas kontaktonte një 'korrier' – i cili përdorte një numër tjetër – i cili më pas do të takonte blerësin, do të dorëzonte kokainën dhe do të merrte paratë. Vlerësohet se grupi ka marrë pak më pak se 2 milion £ duke shitur drogë në një periudhë 16-mujore. Gjatë aksionit, Policia britanike sekuestroi më shumë se 74 mijë paund £.

ME FOTO+EMRA/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, e çonin

TË DËNUAR JANË: 

Besfort Agaj, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me 8 vjet

Liridon Agaj, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine dhe për posedimin e dokumentave të falsifikuara, u dënua me pesë vjet e gjysmë.

Elvi Bajrami, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Erlind Bashukaj, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine dhe për dokumenta false, u dënua me katër vjet e tetë muaj vjet.

Bledar Cakraj, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine dhe për dokumenta false, u dënua me katër vjet.

Elidon Dega, 26 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine, u dënua me katër vjet e muaj

Bekim Gjongecaj, 25 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me katër vjet e 2 muaj

Bujar Hykaj, 30 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Erdilant Kucana, 28 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me katër vjet e dy muaj

Eraml Kucana, 21 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me katër vjet e tetë muaj

Kismet Memia, 35 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Fatjom Memia, 32 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me katër vjet e tetë muaj.

Arland Rexhat, 27 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj vjet.

Ervin Sinani, 34 vjeç, , i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me katër vjet e dy muaj

Shkëlzen Sokolaj, 51 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine dhe posedim të dokumenteve të falsifikuara, u dënua me gjashtë vjet e tetë muaj.

Andi Sula, 36 vjeç, i cili u deklarua fajtor për trafik kokaine- u dënua me katër vjet e tetë muaj.

Marrë nga westbridgfordwire.com

angli

Sondazh

Poll