Bota

'Ndoshta do të arrijmë një ditë'/ Biseda RRËQETHËSE e binjakeve me kushërirën para përplasjes fatale: S'do udhëtojmë më kurrë me tren

Pak para aksidentit tragjik, ato kishin publikuar video në rrjetet sociale teksa shkruanin “ndoshta do arrimë një ditë” dhe për ironi të fatit, ato nuk mbërritën kurrë në destiancionin e tyre pasi përplasja u mori atyre jetën.

3 Mars 2023, 19:24 Nga a.l
'Ndoshta do të arrijmë një ditë'/ Biseda
Binjaket dhe kushërira e tyre

GREQI- Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi ka arritur në 57. Ndërkohë spitalet janë mbushur plot me familjarë të cilët pas dy ditësh nga aksidenti tragjik i trenave, presin të dëshpëruar identifikimin e viktimave me shpresën se mes tyre nuk ndodhet fëmija apo i afërmi i tyre. 

Teksa po punohet për identifikimin e viktimave përmes ADN-së, nëpër media po shfletohen momente para dhe pas tragjedisë hekurudhore. Së fundmi në mediat greke po qarkullon një video ku shfaqen dy motrat binjake dhe kushërira e tyre të cilat presin në metro trenin për t'u kthyer në Selanik, pasi kishin kaluar disa ditë pushime në familjet e tyre në Kastraki.

Pak para aksidentit tragjik, ato kishin publikuar video në rrjetet sociale teksa shkruanin “ndoshta do arrimë një ditë” dhe për ironi të fatit, ato nuk mbërritën kurrë në destiancionin e tyre pasi përplasja u mori atyre jetën. Në fund të videos, njëra nga vajzat dëgjohet të thotë “kurrë më në tren”- kjo për shkak të dy vonesave të trenit ku ato po udhëtonin.

Numri i të vdekurve deri tani raportohet të ketë shkuar në 57. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll