Bota

U përjashtua nga shkolla/ Nëna godet me shuplakë 16-vjeçarin, ai e denoncon në polici për keqtrajtim

Me shenjën e shuplakës në faqe, i riu shkon në polici dhe thotë se dëshiron të denoncojë nënën e tij për keqtrajtim.

3 Mars 2023, 18:23 Nga a.l
U përjashtua nga shkolla/ Nëna godet me shuplakë
Dhuna ndaj fëmijëve

ITALI- Një 16-vjeçar ka denoncuar nënën e tij në polici pasi ajo e goditi me shuplakë. Siç raportojnë mediat italiane, 16-vjeçari ishte përjashtuar nga shkolla, gjë që e ka acaruar nënën e tij e cila pasi ka mësuar lajmin e ka goditur me shuplakë. Ngjarja ka ndodhur në Padova.

Me shenjën e shuplakës në faqe, i riu shkon në polici dhe thotë se dëshiron të denoncojë nënën e tij për keqtrajtim. Kjo është hera e dytë që 16-vjeçari pezullohet nga shkolla. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vepra penale, për vjedhje, shpërndarje droge dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Me lajmin e një problemi tjetër, nëna e acaruar goditi djalin e saj.

dhuna ndaj femijeve

Sondazh

Poll