Bota

Skandali i 'Partygate'/ Boris Johnson përballet me prova të reja, çfarë zbulojnë dëshmitë

Vitin e kaluar, Policia Metropolitane e gjobiti Johnson për pjesëmarrjen në një nga tubimet, duke e bërë atë kryeministrin e parë në detyrë të Mbretërisë së Bashkuar që shpallet fajtor për shkelje të ligjit.

3 Mars 2023, 17:52 Nga a.l
Skandali i 'Partygate'/ Boris Johnson përballet me prova të
Boris Johnson

SHBA- Dëshmi të reja janë publikuar si pjesë e hetimit që do të përcaktojë nëse ish-kryeministri britanik Boris Johnson mashtronte Parlamentin mbi sjelljen e tij gjatë skandalit 'Party-gate'. Sipas dëshmive, njerëzit që këshillonin Johnson-in ishin të vetëdijshëm se tubimet që po zhvilloheshin në 'Downing Street' gjatë karantinës së Covid-19 po shkelnin udhëzimet e vetë qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, shkruan CNN.

Vitin e kaluar, Policia Metropolitane e gjobiti Johnson për pjesëmarrjen në një nga tubimet, duke e bërë atë kryeministrin e parë në detyrë të Mbretërisë së Bashkuar që shpallet fajtor për shkelje të ligjit. Johnson dhe aleatët e tij kanë hedhur poshtë besueshmërinë e raportit, duke pretenduar se ai bazohet në provat e një nëpunësi të lartë civil, Sue Grey, i cili ditët e fundit është lidhur me një punë që punonte për kreun e Partisë Laburiste zyrtare të opozitës, Keir Starmer.

boris johnson

Sondazh

Poll