Bota

Vazhdon protesta në Kolumbi/ Dalin VIDEO-t, 79 oficerë policie po mbahen peng nga qytetarët, ndërhyn për negociata avokati i popullit

Në video shfaqen pengjet dhe punonjësit e kompanisë së naftës të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz. Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se shpresonte që ata të liroheshin përpara se dhuna të përshkallëzohej dhe kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq.

3 Mars 2023, 17:54 Nga k.m.
Vazhdon protesta në Kolumbi/ Dalin VIDEO-t, 79 oficerë policie po
Pamje nga Kolumbia

KOLUMBI- Një oficer policie u vra dhe 79 kolegë të tij u mbajtën peng gjatë protestave në provincën jugore të Kolumbisë, Caqueta. Dhuna shpërtheu të enjten pasi banorët bllokuan kompleksin e kompanisë së kërkimit të naftës Emerald Energy. Ata i kërkojnë kompanisë të investojë para për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja në zonë. Në përleshje mbeti i vrarë edhe një civil.

Në video shfaqen pengjet dhe punonjësit e kompanisë së naftës të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz. Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se shpresonte që ata të liroheshin përpara se dhuna të përshkallëzohej dhe kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq.

Shumë nga protestuesit janë indigjenë që duan që Emerald Energy të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan. Por deri më tani, kompania e naftës nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment.

Policia kolumbiane në Twitter bëri homazhe për oficerin e policisë së vrarë në konflikt, emri i të cilit ishte Ricardo Monroja. Deri më tani mësohet se ai u vra me hanxhar pasi qëlloi një protestues. Avokati i popullit të Kolumbisë për të drejtat e njeriut, Carlos Camargo, i cili ishte në zonë si ndërmjetës, tha se ai foli me protestuesit dhe i pengoi ata të hidhnin koktejle molotov në objektin e naftës.

Protestat në zonat pranë operacioneve të energjisë dhe minierave në Kolumbi janë të zakonshme pasi komunitetet kërkojnë që kompanitë të ndërtojnë infrastrukturë, kryesisht rrugë dhe shkolla. Presidenti kolumbian Petro lëshoi ​​të enjten një deklaratë në Twitter duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të kryejë një hetim penal për akuzat për korrupsion që përfshijnë djalin dhe vëllain e tij.

Deklarata nuk specifikoi akuzat kundër djalit të tij të madh, Nicolas Pedro Burgos dhe vëllait Juan Fernando Pedro Urego, por presidenti shkroi: Qeveria ime nuk do t'u japë përfitime kriminelëve në këmbim të ryshfetit.

Marrë nga BBC

kolumbi

Sondazh

Poll