Sport

Pep Guardiola refuzon të flasë për Tebas: “Avokatët do të bëjnë punën e tyre”...

"Hetimi për Manchester City ka zgjatur shumë,"- ka thënë Tebas, duke aluduar për "shkeljen e supozuar të më shumë se 100 artikujve" nga 2009 deri në 2018.

3 Mars 2023, 17:58 Nga DOSJA
Pep Guardiola refuzon të flasë për Tebas: “Avokatët do

ANGLI - Javir Tebas, president i La Liga, ka një histori të gjerë të kritikimit të  Manchester Cityt dhe menaxhimit të tij ekonomik. 

Dje, në një bisedë në Londër, menaxheri spanjol hodhi përsëri gurë në çatinë e 'Qytetarëve': "Hetimi për Manchester City ka zgjatur shumë,"- ka thënë Tebas, duke aluduar për "shkeljen e supozuar të më shumë se 100 artikujve" nga 2009 deri në 2018.

Pikërisht për këtë, gazetarët kanë pyetur Pep Guardiolën sot në një konferencë për shtyp, për të cilën trajneri nuk ka pranuar të japë një mendim. “Nuk kam komente. Unë ia kam bërë të ditur klubit mendimin tim dhe tani avokatët do të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Pep.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll