Sport

Sipas Galtier, Neymar "do ta humbasë" sfidën ndaj Bayernin në Champions...

Në prag të ndeshjes kundër Nantes, Christophe Galtier ka dalë në një konferencë për shtyp për dëmtimin e Neymar. Trajneri parizien tregoi se braziliani do ta humbi ndeshjen e 8 marsit kundër Bayern Munichut në fazën eliminatore të Champions League.

3 Mars 2023, 16:26 Nga DOSJA

Sipas Galtier, Neymar "do ta humbasë" sfidën ndaj Bayernin

FRANCE - Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, krahas shumë çështjeve të tjera, u pyet: Në fillim me Nantes, pastaj ndaj Bayern Munich: do ta ndani skuadrën për dy ndeshjet në fjalë?

“Më duket shumë e rëndësishme të vendosësh një ekip shumë konkurrues kundër Nantes për të zinxhiruar fitoren e 3-të radhazi. Ne gjetëm në Marsejë (fitore 3-0) një fytyrë të caktuar, me një shprehjeje që kishim në pjesën e parë të sezonit. Kemi lojtarë që mungojnë (Neymar, Hakimi, Renato Sanches, Kimpembe, Verratti). Nuk ka mundësi për një rotacion të madh, edhe nëse skuadra ishte e plotë, prioritet do të jetë ndeshja e Nantes. Do të kemi kohë prej katër ditësh për t'u përgatitur për ndeshjen e Bayernit”.

A do të jetë në dispozicion Neymar (i dëmtuar në kyçin e këmbës që nga ndeshja kundër Lille) për Bayern Munich?
”Jo, do të mungojë. Mendoj se ai nuk do të jetë ndaj Bayern Munich”.

Sipas Galtier, Neymar "do ta humbasë" sfidën ndaj Bayernin

Si do të riorganizoheni në mungesë të Neymar?
”Në dy ndeshjet e ardhshme nuk do të kemi Ney në dispozicion. Tre mesfushorët  (Vitinha, Verratti dhe Fabian Ruiz) bënë një punë të jashtëzakonshme në Marsejë, ishim më kompaktë, më të dendur, fituam më shumë duele se zakonisht. Me mungesën e Neit do të jemi me tre mesfushorë dhe dy sulmues. Por nuk mund të them që mungesa e Neit është diçka e parëndësishme për ne”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll