Sport

Para se të vdiste, Pele pranoi se kishte edhe një vajzë të panjohur, e shtoi në testament

Kampioni brazilian, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor, njoftoi pak ditë pas vdekjes se ka edhe një trashëgimtar më shumë.

3 Mars 2023, 15:49 Nga DOSJA
Para se të vdiste, Pele pranoi se kishte edhe një vajzë të

BRAZIL - Disa ditë para vdekjes së tij, Pelé deklaroi me shkrim se ai ishte babai i një vajze të panjohur dhe se kishte autorizuar që një pjesë e pasurisë së tij t'i jepej edhe asaj.  Këtë e bëri të ditur sot shtypi brazilian. 

Në testamentin e tij, Edson Arantes do Nascimento tregoi se Maria do Socorro de Azevedo ishte përfshirë në mesin e trashëgimtarëve, së bashku me gjashtë fëmijë të tjerë të njohur, dy nipërit dhe të venë e tij. Pasuria e tij vlerësohet në 15 milionë dollarë, sipas gazetës Folha de Sao Paulo. 

Tre herë kampioni botëror i futbollit vdiq nga kanceri më 29 dhjetorin e kaluar në një spital në Sao Paulo, ku ishte shtruar prej rreth një muaji. Shtatorin e kaluar, drejtësia kishte autorizuar një veprim nga Maria do Socorro de Azevedo për të kryer një test të ADN-së. Pele vdiq para se t'i nënshtrohej një testi të ADN-së, por kjo mund të bëhet për fëmijët e tij, sipas Folha de S. Paulo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll