Sport

Ja sa fiton Cristiano Ronaldo te Al-Nassr…

Gojët ‘e liga’ thonë se sulmuesi portugez fiton para edhe në gjumë…

3 Mars 2023, 17:18 Nga DOSJA
Ja sa fiton Cristiano Ronaldo te Al-Nassr…

ARABIA SAUDITE - Pas largimit të tij të papritur nga Manchester United, bota u trondit nga kalimi i portugezit Cristiano Ronaldo te Al-Nassr. Megjithatë, përtej të qenit klub i ligës së Arabisë Saudite, tërhoqi vëmendjen rroga e tepruar për të cilën futbollisti zbarkoi në Riad.

Skuadra aziatike, e cila ka qenë nëntë herë kampione e Ligës Pro të Arabisë Saudite, nuk kurseu asnjë shpenzim kur erdhi puna për të marrë shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë në histori. Ronaldo mund të mburret se ka pesë “Topa të Artë”, pesë Kupa të Champions League UEFA, si dhe fitimin një Eurokupe dhe një Nations League të UEFA-s me Portugalinë.

Sulmuesi 38-vjeçar është sot golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit. Që nga debutimi i tij në Sporting Lisbonë dhe koha e tij në disa nga klubet më të rëndësishme në botë, si Real Madrid, Manchester United dhe Juventus, pa harruar karrierën e tij në ekipin kombëtar, ai ka shënuar më shumë se 800 gola.

Po sa fiton fiton CR7? Sipas vlerësimeve, marrëveshja e transferimit të portugezit, e cila u bë publike në fund të dhjetorit 2022, u bë për rreth 200 milionë dollarë në vit, për dy sezone. Nëse e zbërthejmë këtë shifër për ditë, Cristiano Ronaldo do të paguhet me 548.000 dollarë çdo 24 orë dhe më shumë se 22.000 dollarë çdo 60 minuta. Kjo e bën atë si lojtarin më të paguar në botë, pavarësisht se është gjithnjë e më afër lamtumirës së futbollit.

Paga në vit: 200 milionë dollarë.

Paga në muaj: 16.6 milionë dollarë.

Paga në ditë: 548.000 dollarë dollarë.

Paga për orë: 22.833 dollarë dollarë

Paga për minut: 380 dollarë.

Paga për sekondë: 6.34 dollarë.

Nëse e krahasojmë pagën e tij, me vlerën e llogaritur të lojtarit portugez prej 20 milionë dollarësh nga portali ‘Transfermarkt’, CR7 paguhet 10 herë më shumë se vlera e tij e parashikuar në vit.

Deri më tani, ylli portugez ka pasur një pjesëmarrje të mirë në Al-Nassr. Sulmuesi akumulon 8 gola dhe 2 asistime në 6 ndeshje . Këto shifra bënë atë që edhe të zgjidhet lojtari i muajit në vendin arab.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll