Art&Argëtim

Terror në një fluturim të Lufthansa ku po udhëtonte gruaja e Matthew McConaughey, avioni goditet nga rrufeja

Alves postoi foto nga vendi ku ishte ulur, për 1 milion ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar kaosin brenda avionit.

3 Mars 2023, 16:32 Nga A.B
Terror në një fluturim të Lufthansa ku po udhëtonte gruaja e
Matthew McConaughey dhe gruaja e tij

SHBA- Gruaja e Matthew McConaughey, Camila Alves, ishte në bordin e një avioni që përjetoi turbulenca të forta. Më konkretisht, Alves ishte në një fluturim të Lufthansa-s me destinacion Gjermaninë dhe avioni me të cilin ajo po udhëtonte bëri një ulje emergjente në Virxhinia.

Alves postoi foto nga vendi ku ishte ulur, për 1 milion ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar kaosin brenda avionit.

“Në fluturimin mbrëmë, avioni ra pothuajse 4000 këmbë, 7 persona shkuan në spital, gjithçka fluturonte gjithandej”, tha Alves në postimin e saj. “Unë respektoj privatësinë e atyre që janë rreth meje, prandaj kjo është gjithçka që po tregoj, teksa avioni ishte në një rrëmujë totale teksa turbulencat vazhdojnë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Camila Alves McConaughey (@camilamcconaughey)

Një pasagjer ka raportuar se avioni është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit.

“Personat që nuk mbanin rripin e sigurimit u plagosën, kryesisht sepse nuk kishin kohë të reagonin”, ka shkruar një pasagjer në Twitter.

Alves konfirmoi se fluturimi i së mërkurës u detyrua të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles pasi u përplas me “turbulenca të rënda” mbi Tenesi, duke shkaktuar shtatë të plagosur.

“Fluturimi @lufthansa që shihni në lajmet sot! Faleminderit Zotit, të gjithë ishin të sigurt dhe mirë”, ka shkruar Alves.

40-vjeçarja falënderoi kompaninë ajrore për akomodimin dhe madje tha se arriti të pinte një pije pas tmerrit të fluturimit.

“Më duhet të them se të gjithë nga aeroporti në Uashington ku duhej të kalonim natën ishin kaq të sjellshëm! Dhe arritëm të arrijmë në lokal 1 minutë para mbylljes… kemi fjetur mirë, sot po kap një fluturim të ri.”

matthew mcconaughey

Sondazh

Poll