Art&Argëtim

Këto janë shenjat më të pafat të marsit

Jeni ju pjesë e tyre?

2 Mars 2023, 17:10 Nga k.m.
Këto janë shenjat më të pafat të marsit
Foto ilustruese

Këto shenja të zodiakut do ta kenë pak të vështirë në mars.

Akrepi

Saturni, i cili do të kalojë në Peshqit më 7 Mars, sjell përgjegjësi, diskutime dhe stres. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja personale dhe mendoni me qetësi përpara se të reagoni në situata të vështira. Duhet të mbani mend se e kaluara mbetet e kaluar dhe ta dini se nuk përjashtohen ndarjet e mundshme, për ata që janë në një lidhje.

Bricjapi

Kujdesi dhe komunikimi i kujdesshëm ju dallojnë këtë muaj. Me Hënën te Peshqit prireni të vini në dyshim gjithçka, ndaj kushtojini vëmendje botës që ju rrethon dhe tensioneve që do të shpërthejnë. Gjithashtu, kushtojini vëmendje shëndetit tuaj, fizik dhe mendor.

Peshqit

Stina juaj e ditëlindjes mund t'ju mbushë me gëzim dhe mirëqenie, por kjo nuk zgjat përgjithmonë. Marsi është një muaj që do t'ju mësojë shumë dhe rrugën e vështirë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, pasi do t'ju çojë në jetën që keni ëndërruar. Nga data 7 mars, Saturni do të jetë në shenjën tuaj, gjë që në fillim do t'ju shkaktojë vështirësi dhe konfuzion, por sapo të vendoset për mirë, do të kuptoni se energjia e tij sjell zhvillime pozitive. Pra, jini të durueshëm për disa ditë.

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll