Art&Argëtim

RRËFIMI i Mel B: Kur burri im më abuzoi, vajzat e Spice Girls e dinin

Mel ka folur më parë për marrëdhënien e saj abuzive me ish-burrin Stephen, diçka që ai e ka mohuar gjithmonë.

2 Mars 2023, 15:49 Nga A.B
RRËFIMI i Mel B: Kur burri im më abuzoi, vajzat e Spice Girls e dinin
Mel B

SHBA- Mel B ka zbuluar se anëtarët e grupit Spice Girls ishin në dijeni për abuzimin që ajo pësoi gjatë martesës me Stephen Belafonte. Këngëtarja 47-vjeçare pranoi se u bë 'shumë e mirë në fshehjen e gjërave' në kulmin e përvojës së saj, pasi kishte vuajtur për 10 vjet gjatë lidhjes së tyre, raporton 'DailyMail'.

Mel ka folur më parë për marrëdhënien e saj abuzive me ish-burrin Stephen, diçka që ai e ka mohuar gjithmonë.

Duke folur në Newsnight, Mel shtoi se abuzimi është diçka me të cilën ajo do të jetojë "për pjesën tjetër të jetës së saj", duke vënë në dukje se asaj i ishin mohuar të drejtat elementare, si ngarja e makinës ose mbajtja e kartës së saj të kreditit. Ajo pranoi se nuk do kishte bërë kallëzim për abuzim në familje, pasi nuk i besonte policisë.

E pyetur nëse Spice Girls dinin për abuzimin e saj, Mel tha: 

“Po, mendoj se disa prej tyre e dinin gradualisht. Por unë isha në të për 10 vjet, isha shumë e mirë në fshehjen e gjërave, veçanërisht çdo gjë që kishte të bënte me burrin tim të atëhershëm”.

Këngëtarja u nda nga Stephen, 47 vjeç, në vitin 2017 dhe pretendoi se ai e kishte abuzuar emocionalisht dhe fizikisht gjatë martesës së tyre 10-vjeçare. Dy vjet më vonë, Mel u ribashkua me vajzat e grupit Mel C, Geri Horner dhe Emma Bunton për një turne mbarëkombëtar.

Mel, e cila është ambasadore për Ndihmën e Grave dhe fushatat për çështjet e abuzimit në familje, i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë "të gjithë sistemin" e drejtësisë.

mel b

Sondazh

Poll