Art&Argëtim

Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, qan para ndjekësve

Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.

2 Mars 2023, 16:52 Nga A.B
Fjolla Morina shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, qan para
Fjolla Morina

KOSOVË-Këngëtarja Fjolla Morina është bërë aktive në rrjetet sociale pas shumë kohësh. Ajo doli në një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.

Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur. Në një moment, Fjolla shpërfaqi anën e saj emocionale duke mos i mbajtur dot lotët, teksa rrëfente problemet që i ndodhën muajt e fundit.

Këngëtarja ka pasur shumë probleme viteve të fundit, duke u nisur nga arrestimi i saj në kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.

fjolla morina

Sondazh

Poll