Art&Argëtim

FBI merr në pyetje Kim Kardashian për marrëdhënien e saj me biznesmenin malajzian që e “lau” me para

Ajo e takoi për herë të parë në vitin 2009, kur ai i pagoi 50,000 dollarë për të performuar në një klub nate për ditëlindjen e tij.

2 Mars 2023, 22:30 Nga I.A
FBI merr në pyetje Kim Kardashian për marrëdhënien e saj me
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian po merret në pyetje nga FBI për marrëdhënien e saj me Joe Lowe, një biznesmen malajzian në arratisje, i akuzuar për përvetësim të miliarda dollarëve nga firma malajziane e zhvillimit strategjik 1MDB. Siç raporton Daily Mail, Kardashian pranoi se kishte festuar me Lowe në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij. 

Ajo e takoi për herë të parë në vitin 2009, kur ai i pagoi 50,000 dollarë për të performuar në një klub nate për ditëlindjen e tij. Raportet thonë se malajziani që atëherë ka filluar ta mbulojë personazhin televiziv me dhurata dhe para, duke përfshirë 250,000 dollarë në kartëmonedha qindra dollarësh në një qese plehrash, kur ajo luajti letra me të.

Sipas Kardashian, ajo u takua me Lowe vetëm gjashtë herë, dy prej të cilave ishin gjatë kumarit. Megjithatë, ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do ta pasuronte me gjerdan diamanti dhe piktura të shtrenjta.

Joe Lowe mori pjesë në dasmën e Kim Kardashian me Kris Humphries në vitin 2011 dhe i dha asaj 305,000 dollarë si dhuratë martese, të cilat ajo i përdori për të blerë një Ferrari të bardhë. Më vonë Kardashian e shiti atë dhe i përdori paratë për të blerë një Lamborghini, e cila ishte e regjistruar në emrin e Kanye West.

kim kardashian joe lowe

Sondazh

Poll