Art&Argëtim

Gruaja e Bruce Willis poston video me aktorin: Jam shumë e dashuruar me të

Pavarësisht kohërave të vështira, Hemming është zotuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar bashkëshortin e saj dhe rregullisht poston në rrjetet sociale për të ndarë momente emocionuese me fansat e aktorit.

2 Mars 2023, 22:34 Nga I.A
Gruaja e Bruce Willis poston video me aktorin: Jam shumë e dashuruar me
Bruce Willis

SHBA- Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming tregon mbështetjen dhe dashurinë e saj për burrin e saj gjatë betejës së tij me demencën frontotemporale. Pavarësisht kohërave të vështira, Hemming është zotuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar bashkëshortin e saj dhe rregullisht poston në rrjetet sociale për të ndarë momente emocionuese me fansat e aktorit.

Në një histori të fundit në Instagram, Emma Heming ndau një video të mëparshme me Bruce Willis në të cilën ai duket se po imiton gruan e tij gjatë një interviste që ajo dha për të promovuar kompaninë e saj. Dyshja shihen duke qeshur dhe duke bërë shaka, me Willis që shpreh dashurinë e tij për markën e gruas së tij. 

“Fansi im më i madh. Unë jam shumë e dashuruar me të,' shkroi Hemming.

bruce willis emma heming

Sondazh

Poll