Bota

Shpërthimi në Gjykatën e Podgoricës, dëshmitari: Pamë një grua që nisi të qante

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarë të policisë dhe ekipet e ambulancës.

3 Mars 2023, 13:28 Nga I.A
Shpërthimi në Gjykatën e Podgoricës, dëshmitari:
vendi i ngjarjes

MALI I ZI- Një qytetar, i cili ndodhi në afërsi të shpërthimit para ndërtesës së Gjykatës Themelore në Podgoricë ka deklaruar se ka dëgjuar diçka që ka shpërthyer.

"Ishim në një kafe që po rinovohej. Ishim ulur, erdhi një kamion për të shkarkuar mallin. Diçka u prish shumë keq, menduam se rampa nga kamioni kishte rënë. Një grua filloi të qante, kështu pamë", tha dëshmitari okular Dragan Bosniç.

Ai shtoi se në vendngjarje kanë dalë menjëherë pjesëtarë të policisë dhe ekipet e ambulancës. Tridhjetë e nëntë vjeçari Mladen Bulatoviç vdiq pasi shpërtheu një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë. Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

dragan bosniç shperthim ne gjykaten e podgorices

Sondazh

Poll