Bota

Tragjedia në Greqi/ Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar, vazhdon identifikimi i të vdekurëve

Në të njëjtën kohë, procesi i identifikimit vijon në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

3 Mars 2023, 10:20 Nga I.A
Tragjedia në Greqi/ Përfundojnë kërkimet për të
perplasja e trenave

GREQI- Numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Tempi deri më tani ka shkuar në 57, ndërsa numri i të zhdukurve të denoncuar në Polici është 56. 48 persona ndodhen në spitale, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë. 

Në të njëjtën kohë, procesi i identifikimit vijon në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës. Për procesin e identifikimit biologjik deri më tani janë marrë 55 mostra nga trupat, 52 mostra nga familjarët e pasagjerëve, si dhe 26 mostra nga organet e njeriut. Kjo procedurë specifike kryhet me prioritet nga laboratorët e posaçëm të mjekësisë ligjore të Policisë Helenike për të përfunduar këtë procedurë të dhimbshme.

Janë identifikuar 24 trupa dhe familjarët e viktimave po njoftohen gradualisht. Duket se në stacionet e ndërmjetme kanë hipur në tren pasagjerë të tjerë, të cilët janë numerikisht të paregjistruar. Diferenca mes 57 të vdekurve dhe 56 të zhdukurve ekziston, sepse ka mundësi që dikush të ketë qenë në tren dhe të mos jetë denoncuar në polici nga të afërmit e tyre. 

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 57 të vdekur dhe 85 të plagosur. 

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll